DEBATE TË FORTA NË KOMISIONIN E EKONOMISË, PARALAJMËRON SPAHO: KUSH JANË 8 DREJTORËT QË DO TË LARGOHEN

0
689

Diskutimi për buxhetin në Komisionin e Ekonomisë ka vijuar me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Edmond Spaho ka akuzuar pozitën se po përdorin buxhetin e turmizmit për të pastruar paratë e drogës.

Debati ka vijuar me replika mes kryetarit të komisionit, Erion Braçe i cili kërkonte me ngulm që ky debat të mos zhvillohej në këtë komision. Ndërsa nga ana tjetër Spaho deklaroi se janë për t’u larguar edhe 8 drejtorë.

Pjesë nga debati i plotë i zbardhur nga newsbomb.al:

Spaho: Sa për agjencitë praktika ka treguar që nuk kanë kapur asnjë rast. Kur i referohemi fakteve  të agjencisë referuar në organin e prokurorisë i cili më lejoni të them se nuk ka kryer asgjë për këtë i kapin ata, por puna është të kapin ata që janë sipër.

Braçe: Dakord po flisnim për rezultatet

Bushati: Më vjen keq që opozita nuk ka asnjë argument. Pse thoni vetëm për drogën, por krimin dhe armët?

Spaho: Të gjitha bashkë, droga, trafikimi, armët.

Bushati: Nuk keni pse stigmatizoni një proces për një industri që nuk ka filluar të ekzistojë.

Spaho: Ato zgjedhjet që i bleve me  para. Dhe nëse nuk ka kontroll prandaj kanë kaluar paratë e pakapura. Këtë nuk ta them unë por po ta thotë OSBE ODHIR. Ndërtimi dhe turizmi janë të parët pastaj vjen funksioni bankar.

Bushati: Pse paragjykon? Unë nuk po e përmend PD kur lobon me para.

Spaho: Merrni Sajmirin dhe ata tjerët hipni BWV dhe kontrolloni ku duhet kontrolluar.

Bushati: Ishte Audi

Spaho: Zonja Kuci kur nuk paska krim dhe drogë pse ikën ata drejtorët? Janë edhe nja 8 të tjerë që do ikin në mos kanë ikur.

Ndreu: Si thoni ju që pastrohen këto para. Në cilin vend të botës paratë e pista që ekzistojnë kudo i kalojnë buxhetit si pastrim parash. Kush e thotë që kur flitet për buxhetin ne duam të pastrojmë para. Nëse hoteleria është përdorur dikur në një shtet për këtë punë do përdoret edhe këtu, nuk ka për të ndodhur.

Spaho: Zoti Ndreu dakord që krim ka kudo edhe në Amerikë, por ministër të Brendshëm përzier me drogën vetëm në Shqipëri dhe Kolumbi ka.

Braçe: Debati për këtë pikë mbyllet këtu. Propozimi që ka bërë zoti Bushati nuk ka lidhje fare me këtë pikë. Nuk e kuptoj si mund të bëhem pastrim parash me turizëm kur ky vend ka vetëm 1 muaj turizëm.

Tabaku: Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë si këtë herë.

Braçe: Ju bëra thirje disa herë të mos i bëjmë në komisionin e ekonomisë këto debate. Po flasim për dy gjëra që nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Spaho: Keni të drejtë ka qenë kryeministri i vendit që ai shkonte në çdo fshat dhe pyeste se si po ia çoni me drogën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here