Ja shperblimi per pensionistet per festat e fundvitit

0
2051

Rreth 650 mijë pensionistë pritet të marrin një shpërblim për festat e fundvitit, ndërsa gjithcka do të përcaktohet pas vendimit që pritet të miratohet nga qeveria.

Fondi i ndarë në buxhet për këtë kategori është 1.8 miliardë lekë, të cilat do të përdoren në formën e një bonusi për festat e fundvitit për pensionistët apo siç njihen ndryshe moshën e tretë.

Nëse do të bëhen disa përllogaritje rezulton se një pensionist do të marrë 2700 lekë shpërblim, duke i shtuar këtu edhe subvencionimin nga buxheti, shuma do të shkojë në 3 mijë lekë.

Ndërkohë që ende nuk dihet se sa do të jetë shuma që do t’i akordohet familjeve në nevojë apo shtresave vulnerabël, atyre që marrin pagesa papunësie apo shtresave të tjera të shoqërisë me probleme.

Gjithçka pritet që të qartësohet me vendimet e qeverisë, që pritet të miratohen në dy javët e ardhshme.

Datat e shpërndarjes caktohen me një udhëzim të ISSH dhe çdo pensionist, krahas pensionit mujor, do të marrë edhe shtesën prej 3 mijë lekësh. Sidoqoftë, edhe në rast se pensionistët për ndonjë arsye nuk e tërheqin shpërblimin brenda muajit dhjetor 2017, e drejta për ta marrë kalon edhe muajin tjetër, pra në janar 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here