Mediat serbe: ‘Provokacija’ thirrja e Pandeli Majkos që të hapen kufijtë Kosovë-Shqipëri

0
994

Deklarata e ministrit të Shtetit për Diasporën dhe ish kryeministri, Pandeli Majko, që të hapen kufijtë ndërmjet dy vendeve, ka nxitur reagim të menjëhershëm në Serbi.

“Me një janar, në vitin 2018 ne shqiptarët e krahut tjetër po ju presim t’i hapim kufijtë. Le të bëjmë këtë veprim europian”, ka thënë Majko, duke folur edhe në emër të kryeministrit aktual, Edi Rama, në forumin ekonomik të diasporës shqiptare.

Por, kjo sipas mediave serbe vlerësohet si provokim ndaj shtetit serb. Gazeta serbe Blic, shkruan se Majko në këtë forum foli në emër të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Aty theksohet se në takim kanë marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti, Hashim Thaçi.

Majko, që në kohën e eksodit të madh gjatë luftës në Kosovë, ishte kryeministër i Shqipërisë, tha se në atë kohë kur Shqipëria hapi kufirin për shqiptarët e Kosovës, askush nuk kërkoi pasaporta dhe s’ka përse të kërkohen pasaporta as tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here