Ndalohet nga policia 20 vjeçari i dyshuar per plagosje me arme zjarri ne V. Dejes…

0
950

 

Dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 20.05.2017, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri, shtetasi E. Z, rreth 23 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë ushtarak pranë repartit ushtarak në Vau i Dejës,

Kapet dhe ndalohet si autor i dyshuar i kësaj ngjarje një shtetas i shpallur në kërkim

Më datë 26.11.2017, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u ndalua shtetasi në kërkim

Pashk Gjoni, 20 vjeç, banues në Vau Dejës,

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr.803, datë 20.09.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe municioneve” parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278/1 të Kodit Penal

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here