Pushimet per festat, fluks ne Muriqan

0
761

-Mijera shqiptare drejte Ulqinit dhe Kroacise, ulqinaket ne Shkoder 

Ditet e pushimit per festat e nentorit po shoqerohen me rritje te fluksit te daljeve nga Shqiperia nepermjet pikes se Muriqanit, per ne Ulqin, e ne  zona te tjera turistike te Malit te Zi dhe ne Kroaci. Vetem paradreken e dites se hene nga kjo pike kaluan 6 autobuza me shtetas shqiptare, pjesa dërmuese e tyre me destinacion Kroacine. Nderkohe, sipas te dhenave te policise kufitare, qe nga dita e shtune dhe deri ne oret e drekes te dites se hene kane dale rreth 6000 shtetas shqiptare, ndersa hyrjet ne Shqiperi jane me te uleta dhe nuk e kalojne numrin 4000 . Sa i perket përpunimit te automjeteve, si ne dalje ashtu dhe ne hyrje jane  evidentuar r rreth 4000 deri ne dreke, nderkohe qe fluksi po vjen ne rritje. Eshte per tu theksuar  rritja keto dite e numrit te shqiptareve nga Ulqini qe kane ardhur ne Shkoder dhe ne qytetet e tjera te Shqiperise, e po keshtu edhe te kosovareve qe vine drejte Ulqinit, per tu kthyer per festat e nentorit ne Shqiperi dhe Kosove. Disa nga te intervistuarit, thane se 28 nentorin do ta festojne ne Ulqin, ne Shkoder dhe ne Prishtine:

Policia kufitare po punon me 3 sportele ne dalje dhe 2 ne hyrje. Ne vartësi te rritjes se fluksit, jane bere përgatitjet qe te punohet me me shume sportele, me qellim qe te evitohen pritjet e gjata ne radhe. Sidomos kjo me daten 28 nentor, kur pritet qe fluksi si ne hyrje ashtu dhe ne dalje nga pika e Muriqanit, te jete shume me e larte se 3 ditet e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here