Shi dhe dëborë në Kukës, rënie gurësh në disa akse rrugore

0
719

 

Situata me motin në Qarkun e Kukësit gjatë datës së sotme është karakterizuar nga reshje shiu e dëbore në lartësitë e maleve, të shoqëruara me ërëra të forta deri në 10 m/s me drejtim nga Veriu.

Temperatura minimale ka qenë 4.2 gradë clëcius ndërsa ajo e orëve të para të mëngjesit deri në orën 10:00 ka qenë 4.8 gradë celsius dhe e shikueshmëria është 8 km.

Nga informacionet e marra nga strukturat e emergjencës civile në Bashkitë, institucionet përgjegjëse e verifikimin në vend, aktualisht kemi këtë situatë:

Akset rrugore:

Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa probleme.

Kemi rënie gurësh në një pjesë të akseve rrugore, ku nga firmat kontraktore po punohet për pastrimin e tyre, si në drejtim të Grykës së Vanave, Malzi, Bushtricë, Has e Valbonë.

Për shërbimet publike:

Për energjinë elektrike: Në përgjithësi furnizimi me energji ka qenë normal në të gjithë Qarkun.

Ka probleme në furnizimin me energji elektrike në njësinë administrative Ujmisht dhe njësinë administrative Bushtricë të Bashkisë Kukës.

Në Bashkinë Tropojë është pa energji fshati Shëngjergj, njësia administrative Lekbibaj.

Nga grupet e punës po punohet për eliminimin e avarive.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat që po zhvillohen si pasojë e situatës klimaterike duke marrë masat përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here