Sulmi terrorist me 86 viktima në Nisë, lirohet shqiptarja e arrestuar

0
1604

Gruaja nga Elbasani e arrestuar në Francë nën dyshimin se kishte furnizuar me armë zjarri autorin e sulmit terrorist me 86 të vdekur në Nisë, më 14 korrik 2016, u lirua nën mbikëqyrje gjyqësore.

Enkelejda Zacce, 43 vjeç, u lirua më 21 nëntor, por sipas medieve vendase, prokuroria pariziene ka apeluar vendimin.

Shqiptarja me nënshtetësi franceze u arrestua më 17 korrik 2017 në Nisë, bashkë me partnerin e saj Artan Henaj nga Fieri, 39 vjeç, i cili ndodhet ende pas hekurave.

Sipas hetimeve, të dy shqiptarët akuzohen se kanë furnizuar me armë franko-tunisianin Mohamed Lahouaiej Bouhlel, autori i masakrës: Konkretisht një pistoletë automatike dhe një kallashnikov.

Aktualisht 8 persona janë në paraburgim, si të dyshuar se kanë lidhje me sulmin terrorist, përgjegjësinë e të cilit e morri përsipër ISIS.

Mbrëmjen e 14 korrikut në Nisë, ditë që përkon me festën kombëtare të Francën, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, nën drejtimin e një kamioni hyri mes turmës dhe qëlloi drejt njerëzve me armë zjarri para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Përveç 86 viktimave, dhjetëra persona u plagosën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here