1.6 TON DROGË NË GREQI, DËRGOHEN NË PROKURORI 3 TË ARRESTUAR

0
690

Ditën e sotme janë dërguar në Prokurori 3 nga 11 të arrestuarit, të cilët u kapën me 1.6 ton drogë në Greqi. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Pireut. Ndërsa pritet që nesër dhe pasnesër të paraqiten në Prokurori edhe 8 të arrestuarit e tjerë.

Sakaq, mësohet se trafikantët i kanë mohuar akuzat për trafikim droge.

Nga operacioni u arrestuan 11 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë, 2 italianë, 2 grekë dhe 1 bullgar, të cilët po e transportonin drogën nga Shqipëria drejt Greqisë. 2 skafistë shqiptarë mbetën të plagosur,  gjatë përplasjes me rojen bregdetare greke. Njëri nga skafistët shqiptar është identifikuar si Alban Baxheri, ndërsa tjetri me emrin Ervis.

Për Greqinë ky është operacioni më madh në histori kundër lëndëve narkotike. Sakaq, mediat greke kanë raportuar se ky trafik droge ka lidhje të drejtpërdrejtë me Habilajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here