2018, rritje e takses se banesave, qytetaret shkodrane: absurde, vendi ne mjerim…

0
1029

Qytetaret: Absurde, vendi ne mjerim keto shtojne taksat

Qytetarët në Shqipëri janë nën ankthin e taksave të reja për banesat që do të fillojnë nga 1 janari 2018. Vendosja e saj sipas vlerës së banesave parashikohet të sjellë rritje të ndjeshme të ardhurave në njësitë e qeverisjes vendore. Por nga ana tjeter ajo do te sjelle me shume varferi. Qytetaret Shkodrane e denojne kete propozim, teksa thone se vendi ka nje varferi ekstreme, dhe nuk duhet menduar per rritje taksash.

Në dilemë më të madhe janë ata që vihen përpara zgjedhjes për të blerë një shtëpi, duke qenë se nuk dinë se si të veprojnë për të pasur një shtëpi të madhe në metra katrorë, apo një pak më të vogël. Rrritja e ketyre taksave sjell rritje direkte te cmimeve, si ato me qera ashtu edhe per qytetaret qe duan te blejne nje banese.

2 dite me pare  Komisioni i Ekonomisë miratoi edhe taksën e re të ndërtesës për familjarët dhe biznesin. Nga kjo takse e shtuar do te perjashtohen vetem pensionistet qe jetojne vetem, dhe familjet me ndihme ekonomie. Gjithashtu jane hequr nga lista shtepite karakteristike qe gezojne statusin monument kulture. Nga prilli i vitit te ardhshem mendohet qe taksa te aplikohet ne faturat e energjise  elektrike dhe ti kalohet njesive vendore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here