Balla nderon dëshmorët: Në këtë 29 nëntor, lajm i mirë për shqiptarët, shumë shpejt hapen negociatat

0
858
Deputeti i PS, Taulant Balla, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar ne lidhje me ndryshimin e marreveshjes se koncesionit me shoqerine "Tirana Airport Partners", e cila synon ti hape rrugen ndertimit te aeroporteve te reja ne Shqiperi./r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, during a parliamentary session.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nderoi dëshmorët e rënë për liri nga qyteti i Elbasanit, ku së bashku me të zgjedhur vendorë dhe përfaqësues të partive të tjera politike vendosën kurora me lule në Memorialin e Dëshmorëve.

“Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare është një prej atyre momenteve të rëndësishme të historisë, ku shqiptarët kanë treguar se dinë ta çlirojnë atdheun e tyre duke u bazuar tërësisht në një luftë partizane. Sot është momenti për të shprehur të gjithë mirënjohjen për ata 28 mijë dëshmorë të cilët dhanë jetën e tyre, dhe sigurisht krahina e mbarë Elbasanit ka një kontribut të shkëlqyer në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Prefektin dhe deputetët jemi këtu për të shprehur mirënjohjen e PS dhe institucioneve të cilat kemi nderin të përfaqësojmë, sepse ne mendojmë që ashtu siç u radhitëm në koalicionin e fitores në vitin 1944, ashtu sot Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe jemi në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE.
Në këtë 29 Nëntor, lajm i mirë për të gjithë shqiptarët është se shumë shpejt Shqipëria do të hapë negociatat për anëtarësim në BE.”, tha Balla

Në të gjithë vendin, ky 29 nëntor i gjeti Varrezat e Dëshmorëve tërësisht të rikonstruktuara falë një angazhimi të Ministrisë së Mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here