Ministri Bushati vizitë në Washington, ja kë pritet të takojë

0
662

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati fillon sot një vizitë pune në Washington D.C., ku do të marrë pjesë së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë mbi bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë të organizuar në kuadër të Nismës Future Europe të Këshillit të Atlantikut.

Përgjatë 2 ditëve në Washigton, Ministri Bushati do të ketë takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, me senatorë dhe kongresmenë, si edhe një takim me Dhomat e Tregtisë amerikane ku do të ketë mundësitë të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here