Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama e cilëson skandal zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipas tij, jo vetëm u zgjodhën në kundërshtim me Kushtetutën por janë edhe të korruptuar dhe injorantë.
STATUSI I PLOTE
Shorti për zgjedhjen e Këshillit
të Emërimeve në Drejtësi
(KED) – SKANDAL:
Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!
Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë!
Reforma në Drejtësi e kompromentuar!