Drejtoresha e Ministrisë: Vetëtimat na kanë shkaktuar shumë probleme

0
845

Drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Merita Xhafaj, gjatë diskutimit për reformën në skemën e asistencës sociale, ka pohuar në Komisionin e Shëndetësisë, se nga përmbytjet e fundit në shumë zyra shtetërore janë djegur një pjesë e kompjuterëve, që sipas saj po zëvendësohen për të nisur në janar zbatimin e skemës së re të informatizuar të ndihmës ekonomike në të gjithë vendin.

XhafajUnë mund t’ju them një fakt shumë të rëndomtë, shkarkimet neve na kanë djegur apo pushteteve vendore u kanë djegur një pjesë të kompjuterëve. Dhe ne jemi të detyruar t’i rimarrim jo me asistencën e Bankës Botërore, por me fondet e buxhetit të shtetit, t’ua çojmë, t’u lidhim edhe internetin njësive të qeverisjes vendore sepse për ndryshe nuk e arrijmë dot datën janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here