Ish-kryeprokurori i Beratit, Xhemal Saliaj, është kandidatura e re për vendin e kryeprokurit të përgjithshëm të përkohshëm. Saliaj i cili ka shërbyer në Berat për 5 vite deri në vitin 2012 , vijon punën si prokuror në shkallën e parë në qytetin e Vlorës prej 5 vitesh.
Sipas burimeve nga prokuroria, ai ka dorëzuar dosjen e tij për të zëvendësuar kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Saliaj njifet si njeriu që burgosi ish ministrin Kosta Barka për akuzën e abuzimeve me projektet ndërkohë që nuk ka qën i lakuar më parë negativisht. Sipas të njëjtave burime, është një prej kandidaturave të mbështetura nga ndërkombëtarët.