Klosi: Tashme lejet e mjedisit do te jepen online

0
803

Lejet e mjedisit tashmë do të jepen online. Në një takim me inspektorët e mjedisit, Minsitri Blendi Klosi i njoftoi ata se puna e tyre nga inspektimi në terren e deri te vendosja e gjobave tashmë do të pasqyrohet online. Sipas Klosit kjo do të evitojë abuzimet dhe do të rrisë transparecën.

Për të evituar abuzimet dhe nxitur transparencën cdo leje mjedisore tashmë do të jepet online. Lajmin e komunikoi Ministri Blendi Klosi gjatë një takimi që zhvilloi me inspektorët e mjedisit për të cilët tha se puna e tyre, cdo inspektim dhe mase administrative e vendosur ndaj bizneseve, do të paqyrohet online.

Klosi: Menaxhimi i inspektimit online do të bëjë që gjithësecili nga jut ë lejë gjyurmë në raporte me qytetarët. Të jemi të patolerueshme në rastet kur shkon tek biznesi, e shken në shkelje dhe largoheni pastaj pasi keni pasur një raport të dyshimtë me biznesin. I gjithë sistemi i dhënieve mjedisore duhet të reformohet. Edhe lejet mjedisore duhet të jenë onlione dhe të kontrollueshme. Reforma shumë e madhe që ministria do të ndërmarri ka të bëjë me rikonceptimin e lejes mjedisore.

Klosi njoftoi edhe testimin e administratës publike për inspektorët e mjedisit më datë 16 dhjetorë ndërsa nënvizoi se në sistem do të qëndrojnë vetëm ata që do të përmbushin kriteret profesionale.

Klosi: Ju në datën 16 keni një testim të parë nga administrata publike për të vlerësuar të gjitha kriteret e gjithësecilit nga ju dhe për të qendërsuar të gjitha problematikat që kemi me shkeljet flagrante të raportit që ka pozicioni i punës, kriteret, kërkesave minimale që ka vendi i punës  dhe futja në sistem të njerëzve që nuk kane kualifikim përkatës. 

Klosi shprehu rezërva ndaj punës së inspektorëve të mjedisit ndërsa kërkoi më tepër angazhim në mbrojtje të natyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here