Çako:”Ti kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”.

0
930

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se duhet“ti kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako tha se duhet “ti kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”.

Çako mori pjesë në Forumin e Romës ku ishin të pranishëm të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështetin policitë evropiane si Europol, Interpol, SELEC, FRONTEX, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Takimi ishte një tavolinë e rrumbullakët ku trajtohen çështje aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut të tilla si: terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.

Çako në fjalën e tij u ndal në aspektet e bashkëpunimit me partnerët dhe në rëndësinë që Policia e Shtetit i vë bashkëpunimit ndërkombëtar si zgjidhja e vetme për të patur siguri në vendet tona.

Drejtori Çako bëri një prezantim të punës së Policisë së Shtetit duke nxjerrë në pah rezultatet e arritura dhe suksesin e madh në goditjen e kultivimit të kanabisit falë një strategjie dhe plani të veprimit të detajuar të Qeverisë,Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Në prezantimin e tij ai theksoi arritjet e bëra edhe falë bashkëpunimit me policitë partnere dhe veçanërisht policinë italiane. Por sa i takon luftës kundër krimit të organizuar ai përmendi operacionin “Ballkan” si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit policor dhe gjyqësor që është vlerësuar me çmimin e parë nga SELEC. Në fushën e terrorizmit ai ftoi partnerët të ndjekin shembullin e Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës në zhvillimin e takimeve trepalëshe periodike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here