Nis ndarja e shpërblimeve për pensionistët, solidaritet në prag të festave të fundvitit

0
798

Duke filluar nga sot të gjithë pensionistët mund të tërheqin shpërblimet prej 3 mijë lekësh të reja që qeveria vendosi të japë në prag të festave të fundvitit, si pjesë e paketës së solidaritetit në mbështetje të kategorive në nevojë.

Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve, si dhe përfundimin e dhënies së këtij shpërblimI është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të tij deri në fund të dhjetorit. Qeveria ka menduar edhe për pensionistët që nuk kanë mundësi të kryejnë tërheqjen deri më 30 dhjetor, duke mundësuar tërheqjen e shpërblimit bashkë me pensionin e muajit Janar apo në vazhdim.

Ndërsa për pensionistët që e marrin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20 dhjetor.

Sot do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here