Festat jashtë Shqipërisë, më shumë prenotime për vendet e rajonit

0
841

Çmimet variojnë nga 60 deri në 1300 euro  

Vendet e rajonit janë destinacionet më të preferuara nga shqiptarët për të kaluar festat e fundvitit, kjo edhe për shkak të paketave më ekonomike që ofrohen. Përfaqësues të agjencive turistike pohojnë se prenotimet për festat jashtë vendit nuk kanë pësuar rritje, duke mbetur në të njëjtin nivel me vitet e mëparshme.

“Jo me ndonjë rritje të madhe, por vazhdon përsëri të ketë kërkesa dhe rezervime për të kaluar festat e fundvitit. Aty ku çmimet janë më të ulëta numri është më i madh dhe çmimet më të ulëta janë në rajon në Strugë, Ulqin, Selanik, Budva, Dubrovnik. Paris, Budapest, Vienë, Pragë, duke përfunduar me Dubain, këto kanë qenë udhëtimet që janë ofruar”   

Por sa variojnë çmimet e paketave turistike për festat duke nisur nga rajoni, deri te destinacioni më i shtrenjtë, Dubai?

“Destinacionet përcaktojnë edhe çmimet. Çmimet fillojnë nga 60 euro deri në 1200-1300 euro. Bëhet fjalë që nga rajoni duke filluar në Strugë dhe Ulqin dhe duke vazhduar deri në Dubai”.

“Çmimet janë duke filluar nga 55 euro që është Budva, Mali i Zi; 99 euro Selaniku, Athina. Duabi është pak më i shtrenjtë, 949 euro”

Data 20 dhjetor deri në ditët e para të muajit janar është fasha që ka çmimet më të larta për udhëtimet jashtë Shqipërisë. Për këtë arsye, sipas përfaqësuesve të agjencive turistike, shumë rezervime janë bërë në avancë, për të mos i kapur piku i çmimeve të shtrenjta të biletave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here