Mjekët në rrethe, Manastirliu: Në janar sistemi i patronazhimit

0
1064

“Sistemi i ri i patronazhimit të spitaleve rajonale nga spitalet universitare nis në muajin Janar përmes një plani të qartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Deklarata u bë sot nga Ministrja Manastirliu, gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Spitalit Universitar të Traumës, dr. Arben Zenelaj.

Spitali Universitar I traumës do të ketë në patronazh spitalet e Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit, ku do të dërgojë mjekë specialist sipas nevojave të spitaleve rajonale. Ndërkohë që “Shefqet Ndroqi” do të asistojë spitalet e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit dhe QSUT spitalet e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe Dibrës.

Manastirliu u shpreh se ky plan jo vetëm që ofron shërbim të specializuar mjekësor aty ku janë nevojat e qytetarëve, por ndihmon dhe në formimin professional të mjekëve në spitalet rajonale.

Duke vlerësuar rritjen e cilësisë së shërbimit që ofrohet në këtë spital me investimet e fundit të Qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguroi se do të vijojnë investimet edhe në spitalet rajonale në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore gjatë vitit 2018, për rë rritur cilësinë e shërbimit sa më pranë vendbanimit të qytetarëve.
manstirliu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here