Presidenti Meta e nis ditën me një mesazh: Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe

0
758

Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditëne sotme me një mesazh solidariteti, duke risjellë në vëmendje “porositë” e Shenjtores Nënë Tereza.

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, Kreu i Shtetit thotë se kjo porosi e Nënë Terezës duhet të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm.

“Të dashur miq, Shenjtorja Nënë Tereza, simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, ka thënë se: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, kjo porosi e Nënë Terezës, të na shërbejë si shembull frymëzimi se si njerëzit e zakonshëm, me shumë dashuri, mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë e solidaritet”, thuhet në mesazhin e Presidentit Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here