Detaje/ Kush është zyrtari i PD që rrezikon më shumë pas protestës

0
922

Gazetari Artan Hoxha tregon detaje të reja për hetimin e nisur pas protestës së opozitës këtë të hënë, para Parlamentit të Shqipërisë.

Hoxha thotë se Prokuroria ka proceduar penalisht Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Enno Bozdon pasi rezulton të jetë personi i cili ka marrë lejen për protestën e 18 dhjetorit.

“Në bazë të ligjit të Republikës së Shqipërisë për tubimet personi që paraqitet për të marrë autorizimin mban edhe përgjegjësi për çdo incident të ndodhur gjatë protestave apo tubimeve.

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me Enno Bozdon dhe pritet ta thërresë shumë shpejt në lidhje me incidentet e 18 dhjetorit dhe pastaj do vendosë nëse do ta marrë të pandehur apo do kërkojë një masë sigurie më të fortë”.

Sipas tij, e njëjta gjë ndodhi edhe në rastin e 21 Janarit kur deputeti Besnik Bare u mor nën hetim dhe iu hoq imuniteti për shkak se ishte ai personi që kishte marrë leje për protestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here