Skuadra shqiptare Shkëndija , krijon revistën kuqezi

0
982

Skuadra shqiptare e cila militon në kampionatin Maqedonas Shkëndija vazhdon rritjen në të gjithë sektorët, ku së fundi i është shtuar edhe revista e klubit.

Tashmë dhe zyrtarish KF Shkëndija  do të ketë një revistë të sajen, në të cilën do të gjeni përmbajtje të pasur nga periudha që lëmë pas, intervista ekskluzive të pjesëtarëve të skuadrës, përmbledhje e ecurisë së skuadrës në eliminatoret e UEFA Europa League në përgjithësi dhe përballjeve historike me Milanin në veçanti, shpresat kuqezi në UEFA Youth League.

Megjithatë nuk do të lihen në “pluhur” tifozeria e zjarrtë e tyre, Ballistët, duke i kushtuar një shkrim jubileu “25 vite Ballistë”, domimi i Shkëndijës në sezonin vjeshtor të Ligës së Parë të Maqedonisë dhe materiale tjera kompletojnë numrin e parë të “Shkëndija magazinë”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here