Mandati i Aqif Rakipit, PDIU: Nuk ka qenë i dënuar, Prokuroria s’ka argument ligjor

0
706

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandaitit të deputetit Aqif Rakipi.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se u njoh me argumentat e dhëna nga Prokuroria e Përgjithshme të formuluara vetëm nga një rresht, pa asnjë argument tjetër ligjor .

Ne  u investuam nepermjet avokateve ligjore, për të na vënë në dispozicion të plotë dokumetat e ardhur nga Interpol Roma –Itali, gjë që do të mundesonte një shqyrtim të rregullt konform ligjit në KQZ. Akoma dhe sot ky dokumentacion  nuk eshte vene ne dispozicionin te mbrojtjes Ligjore te deputetit Aqif Rakipi”, thuhet në deklaratën e PDIU.

PDIU sqaron se deputeti Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here