Muriqani si ne nje dite te zakonshme

0
863

Dominon numri i shtetasve te huaj per festimin e vitit te ri ne Shqiperi

31 dhjetori, dita e fundit e vitit 2017, ne piken kufitare doganore te Muriqanit ka qene tejet normale sa i perket fluksit te hyrje – daljeve. Ner ndryshim nga krishtlindja, qe kishte fluks teper te larte,31 dhjetori ishte si nje dite e zakonshme. Sipas te dhenave te policise kufitare, per daten 29 e 30 dhjetor kane hyre 1595 shtetas shqiptare dhe dalje 1365, ndersa shtetas te huaj kane hyre 2192 dhe dale 1181. Po keshtu jane evidentuar ne hyrje 984 automjete te shtetasve shqiptare dhe ne dalje 472, kurse te shtetasve huaj jane regjistruar 782 automjete ne hyrje dhe 492 ne dalje.  Sipas parashikimeve te inspektoreve te policise kufitare, i njëjti ritem hyrje- dalje do te kete edhe data 31 dhjetor. Nderkohe me se shumtit ata qe paradreken e kësaj dite kishin hyre ne Shqiperi, ishin banore te Krajes dhe Ulqinit, te cilet kane qëndruar per disa ore ne Shkoder. Disa prej tyre nga kjo pike uruan shqiptaret per vitin e ri 2018:

Si nga pala shqiptare ashtu dhe ajo malazeze, personeli i policise dhe ai doganor eshte ne gatishmëri per ditet festive te vitit te ri, ashtu dhe ne dhjetedishin e pare te muajit janar, per te punuar me maksimumin e sporteleve. Kjo pasi nisur nga përvoja e viteve te kaluara, sidomos pas dates 4 janar, shenohet nje fluks i madh i kthimit te emigranteve per ne vendet ku punojne.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here