Sunday, May 19, 2024
Home Uncategorized Bëri zhurmë të madhe pas fjalimit në Kuvend, Rigerta: Situata në Mirditë,...

Bëri zhurmë të madhe pas fjalimit në Kuvend, Rigerta: Situata në Mirditë, po ajo

0
3118

Ajo mund të konsiderohet një nga personazhet e vitit që bënë bujë në media, por edhe u kthye në një frymëzim për mijëra të ngjashëm me të.

Rigerta Loku, banore e një fshati të Mirditës, e ftuar në Tonight Ilva Tare thotë se edhe pse ka kaluar kohë nga ai fjalim në Kuvend, situata në fshatin e saj është po ajo.

Përkundër vështirësve, Rigerta shprehet se e do këtë vend edhe pse është shumë e vështirë ta duash.

Rigerta Loku, fjalimi në Kuvend: Solla ndjenjat e mia në një sallë parlamenti. Solla realitetin tim. Jeta në fshat është e vështirë dhe vijon të jetë e tillë. Gjërat e mëdha duan kohë për tu bërë, deri tani nuk është bërë asgjë. Ta qartësojmë dhe këtë. Kam marrë shumë komplimenta nga mirditorët e mi por edhe njerëz nga gjithë Shqipëria. Unë nuk bëra asgjë, thjesht mora fshatin dhe çova në parlament. Ka pasur dhe vipa që janë marrë me mua, kush jam unë, të merren me fshatin. Kam pasur shumë vizita.E dua këtë vend, është shumë e vështirë ta duash këtë vend.Është si ato dashuritë kapriçoze, ata që nuk të duan i do më tepër. Vetëm një qiri nuk bën dot dritë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here