Parashikimi/ Shi e borë në ditët e para të janarit, ja si variojnë temperaturat

0
1176

Java e parë e Janarit të vitit 2018-të ka nisur me një luhatje temperaturash. Ndonëse dita e parë e vitit solli rritje të lehtë në të dy ekstremumet, e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; por në ndryshim nga dje janë prezente reshjet e shiut.

Ekstremumet termike do luhaten nga -3°C mëngjesi në zonat malore deri në vlerat 13 – 14°C, gjatë mesditës në ultësirën perëndimore.

Për orët në vijim “Meteoalb” parashikon reshje të pakta në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore deri në orët e natës kur reshjet intensifikohen përkohësisht në pjesën më të madhe të vendit.

Ndërsa shërbimi meteologjik i forcave te armatosura bën të ditur se në zonat malore në lartësitë mbi 800 metër priten reshje bore.

Parashikimi për ditën e sotme
Orët e para të ditës mbeten me vranësira e reshje të pakta në Veri – Qendër ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të vendit. Mesdita dobëson vranësirat duke izoluar shirat në Veriperëndim – Jugperëndim dhe dëborë të pakët në zona të izoluara në Veri dhe Lindje duke lënë pjesën tjetër të territorit shqiptar me kthjellime e vranësira kalimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here