SURPRIZAT E MOTIT, SA DO RRITEN TEMPERATURAT SOT DHE NESER NË MES TË DIMRIT

0
829

 

Ndonëse jemi në janar dhe në mes të sezonit dimëror, duket se temperaturat kanë një tendencë në rritje.

Sipas meteoalb, sot dhe nesër nuk priten reshje shiu dhe temperaturat janë në rritje.

“E hëna dhe e marta do të vijojnë në kushtet e kthjellimeve të alternuara me vranësira të shpeshta por nuk priten reshje në territor. Temperaturat e ajrit SOT kanë shënuar maksimalisht 19.9°C në zonat Jugperëndimore; por edhe e hëna dhe e marta, sjellin rritje të lehta të temperaturave si gjatë orëve të mëngjesit ashtu edhe në mesditë duke bërë që maksimumi në zonat malore të ngjitet mbi 14°C ndërsa maksimumi në ultësirën perëndimore, do ngjitet mbi 22°C”, njofton meteoalb Albania.

 

m.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here