Tatimet kanë një paralajmërim: Ja penalitetet në rast se …

0
703

Tatimet kanë paralajmëruar sot çdo individ që ka një biznes të paregjistruar të nisë proçedurat e regjistrimit të tij. Përmes një njoftimi, administrata tatimore ka konsatuar tatimpagues, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa u pajisur me Certifikatën e regjistrimit (NUIS).

Kujtojmë të gjithë individët, se zhvillimi i një aktiviteti ekonomiko-tregtar pa u regjistruar në organet tatimore dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përbën kundravajtje administrative dhe penalizohen me bllokimin e aktivitetit deri në momentin e regjistrimit, regjistrimin e menjëhershëm si tatimpagues me TVSH, rivlerësimin e shitjeve nga ana e administratës tatimore, shoqëruar me penalitetet përkatëse si dhe bëhet kallëzim penal në prokurori për individin që ushtron aktivitet i paregjistruar, sipas parashikimeve konkrete të neneve 41, 121, 124 dhe 131 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve, të cilët kryejnë shitje me shumicë dhe hyjnë në marrëdhënie me individë të paregjistruar, se do të penalizohen sipas parashikimeve të nenit 124 dhe 128, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar

Administrata tatimore ju bën thirrje të gjithë individëve se është koha për t’u regjistruar dhe se shumë shpejt do të fillojë vizitat në territor për të evidentuar dhe formalizuar individët e paregjistruar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here