Maqedoni, shqipja gjuhë zyrtare, Kuvendi miraton ligjin

0
733

Me 69 vota pro dhe asnjë kundër, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kuvendi i Maqedonisë miratoi sot propozimin për shpalljen e gjuhës shqipe gjuhë zyrtare në të gjithë vendin.

Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.

Ligji parashikon përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe institucionet publike e private, ndryshe nga ligji aktual i cili njeh të drejtën e gjuhës aty ku shqiptarët janë shumicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here