Vendimi i Maqedonise per gjuhen shqipe/ Reagojne Meta dhe Basha

0
724

Vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për ligjin e gjuhës shqipe, kreut i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron si një hap të rëndësishëm për realizimin e statusit të gjuhës. Teksa vlerëson qëndrimin e forcave politike atje,

Basha thekson se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.

Reagimi i Bashës: 

Miratimi i sotëm i ligjit të gjuhës shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e statusit të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë. Përshëndes këtë hap si një sukses i bashkërendimit dhe bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni.

Vlerësoj qëndrimin e forcave politike maqedonase që mbështetën me votën e tyre këtë ligj, i bindur se kjo votë është një kontribut i rëndësishëm për bashkëjetesën etnike dhe konsolidimin e një shoqërie demokratike në Maqedoni.

Partia Demokratike nxit këtë klimë uniteti mes faktorit politik shqiptar dhe bashkëpunimi me atë politik maqedonas, si një garanci për një Maqedoni të orientuar drejt standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe evropiane.

Për vendimin ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, duke e konsideruar një hap të rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Meta: Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Lubjanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here