Saturday, May 18, 2024
Home Kronika Hetimet për shpërthimin në Shkodër, mister autorët…

Hetimet për shpërthimin në Shkodër, mister autorët…

0
1843

Policia e Shkodrës ende nuk ka një të ndaluar për sulmim me tritol që tronditi dje qytetin veriperëndimor duke lënë pas 8 të plagosur, nga të cilët tre në gjendje të rëndë

Të paktën 9 dëshmitarë janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje për ngjarjen. Ky i fundit një person me precedentë penalë, raportohet se ndodhet ende në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specializuar.

Policia është përqendruar në më mënyrë të veçantë tek pamjet e disa kamerave sigurie të sekuestruara në zonën tregtare

Grupi Hetimor Beson se kamerat mund të kenë fiksuar autorin e vendosjes së lëndës plasëse në një motoçikletë pranë makinës së 42 vjeçarit Kulla.

Për të mbështetur hetimin prej ditës së djeshme në Shkodër u vendos një grup i specializuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa në mbrëmje qëndroi edhe drejtori i Komanduar Rebani Jaupaj.

Në një takim me drejtuesit lokale, Ai ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes që mund të rezultonte me bilanc tragjik dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here