Arrestohet 22 vjeçari nga Shkodra, Rrasa i kerkuar nderkombetarisht, rrezikon burg perjete

0
2159

Një 22 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia në aeroportin e Rinasit, ndërsa po tentonte të linte Shqipërinë. Në pranga ka rënë Alfred Rrasa, 22 vjeç, nga Shkodra dhe sipas uniformave blu ai ishte kthyer si i deportuar nga autoritetet kroate.

Nisur nga dyshimet pas krahasimit të fotove me personin dhe shpjegimeve konfuze që jepte i riu, rezultoi se ishte pikërisht Alfred Rrasa, ndërsa të dhënat në dokumentin e kalimit ishin të vëllait të tij. 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cuneos, ne Itali, me vendim te dates 7 gusht 2017, e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Policia thekson se i riu rrezikon deri në  “burgim të përjetshëm” bazuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij. Bazuar në të dhënat që disponon policia e shtetit, Rrasa ishte një përson i skeduar dhe me probleme edhe në Shqipëri.

Ai ka qënë i dënuar për vjedhje në vitin 2014-të, si dhe gjithashtu është prangosur po në këtë vit pasi pas një konflikti për motive të dobëta në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri një 24 vjeçar Altin K. Për këtë ngjarje rezulton në kërkim edhe një person tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here