Pallati i vjehrrit të Bashës, Rama: Do e shembja 100 herë, apelojmë vendimin e Strasburgut

0
780

Kryeministri Edi Rama i ftuar sot në “Tonight” të gazetares Ilva Tare ka komentuar rastin e shembjes së pallatit të vjehrrit të kreut të PD-së Lulzim Basha në Vlorë, për të cilin gjykata e Strasburgut akordoi një dëmshpërblim prej 14 milion eurosh.

Pavarësisht këtij vendimi, Rama tha se do ta kishte bërë 1 mijë herë të njejtin veprim, ndërsa shtoi se beteja për rastin në fjalë do vazhdojë e nuk mbetet me kaq. Ai u shpreh se Shqipëria po bëhet gati për një tjetër apelim në Strasburg.

“Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha 1 mijë herë. Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm. Ankuesit nuk kanë kontestuar prishjen por shifrën”,- u shpreh Rama.

QEVERISJA I VETËM, PËRGJEGJËSI MË E MADHE
Kryeministri u shpreh se qeverisja vetëm “është një barrë më e rëndë, përgjegjësi më e madhe dhe patjetër që është një sfidë më e madhe. Nuk ka se kujt t’i lësh fajin, ashtu sikundër nuk ka psikologjikisht një lloj pajtimi të brendshëm me faktin se disa gjëra nuk bëhen sepse politikisht e kemi të pamundur pasi jemi të detyruar nga kushtet e koalicionit”, tha ai.

Rama u shpreh se qeverisja vetëm e ka bërë më modest. “Besoj që mua personalisht dhe do të dëshiroja të konstatohej tek të gjithë, më ka bërë shumë modest, të vetëdijshëm për barrën dhe shumë të urtë përballë të gjithë problematikave me të cilat ndeshemi”.

VENDIMI I STRASBURGUT
Gjykata e Strasburgut ka vendosur në mënyrë unanime më 11 janar se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut dhe urdhëron atë të dëmshpërbleje familjaret e dëmtuar nga shembja e pallatit. Sipas vendimit, qeveria shqiptare duhet të paguaje 13 milion euro për vendimin e shkatërrimit të një pallati banimi të pajisur me leje të rregullt.

Kompleksi “Jon” në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë është rrafshuar përfundimisht pas marrjes së pushtetit nga Rama në vitin 2013. Shembja e pallatit me pronar vjehrrin e Lulzim Bashës shkaktoi shumë debate. Qeveria kishte dëmshpërblyer me 11.6 milionë euro pronarët e pallatit, por çështja u dërgua në Strasburg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here