Sunday, May 19, 2024
Home Arsim Mësues “ekselentë”, do të rritet mesatarja e pranimit në fakultet për arsimtarët…

Mësues “ekselentë”, do të rritet mesatarja e pranimit në fakultet për arsimtarët…

0
652

Vitin e ri akademik në auditoret e Fakulteteve që ofrojnë programe  mësuesie do të ulen vetëm studentët me mesatare të lartë.

Ministria e Arsimit e pakënaqur me nivelin e mësimdhënies por edhe me cilësinë  e arsimtarëve ka vendosur reformimin e këtyre institucioneve.

Sipas zëvendës/ministrit të MAS, Ervin Demo, reforma do të prekë edhe kurrikulat.

Demo: Pavarësisht se numri i studentëve të cilët regjistrohen në programet e mësuesisë është më i vogël se numri i kuotave të shpallura nga institucionet e arsimit të lartë përsëri është një numër më i madh sesa nevojat që ka sistemi për mësues të rinj. Ne jemi duke marrë në bashkëpunim me të gjitha Universitetet të cilat ofrojnë degë mësuesie një reformë kurrikulare sa i përket një përputhshmërie që duhet të ketë kjo lloj kurrikule sidomos për veçantinë që ajo ka në sistem që ne të kemi një formim uniformë të paktën të një standarti minimal.

Zëvendës/ministri i Arsimit thotë se për të përthithur studentët më të mirë do të ulen tarifat e studimit në këto programe.

Demo: Ose të subvencionojmë programet e mësuesisë që të kenë tarifa më të lëta, do të marrin buxhet shtesë nga buxheti i shtetit në formën e grantit për të ofruar këtë shërbim, ose ne do të përdorim instrumenta incentivues për studentët e shkëlqyer që zgjedhin këto degë.

Në muajin shkurt, Ministria e Arsimit do të zhvillojë një takim me autoritetet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë që ofrojnë programe studimi për mësuesi për të përcaktuar kriteret e pranimit në Fakultete si dhe çështje të tjera teknike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here