Anëtarët për KLP dhe KLGJ do të zgjidhen me short

0
842

Nënkomisioni Ad Hoc për KLGJ dhe KLP do të zgjedhë me short anëtarët për këto dy institucione.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja tha se shortit do t’i nënshtrohen vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore.

Manja: Shorti do të hidhet ndaras për secilin grup kandidatësh. Për KLGj dhe KLP do të zgjidhen me short 5 anëtarë nga radhët e avokatëve, pedagogëve dhe shoqërisë civile

5 anëtarët e Nënkomisionit nuk gjetën dakordësi për të votuar kandidatët për KLGj dhe KLP

Në rastin kur anëtarët e Nënkomisionit nuk bien dakord, Kushtetuta parashikon si zgjidhje hedhjen e shortit.

Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 94 vota për miratimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here