Monday, May 6, 2024
Home Politikë Deputeti i PD, Alibeaj: “Peshqit e krimit” të Ramës dhe Klosit janë...

Deputeti i PD, Alibeaj: “Peshqit e krimit” të Ramës dhe Klosit janë liruar nga burgu…

0
564

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se një nga ‘peshqit e krimit”, i Ramës dhe Blendi Klosit, është liruar nga burgu. Sipas opozitës, Durim Keçi është lënë i lirë dhe me shumë gjasë nuk do të ekstradohet në Itali, “ku është dënuar për trafik drogë dhe prostitucioni”.

Duke theksuar se opozita e ka paralajmëruar që në tetorin e shkuar se Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, Alibeaj thotë se reforma në drejtësi u përdor për të çliruar nga drejtësia kriminelët si Keçi dhe të tjerë të fuqishëm, që kërkohen për ekstradim në Itali.

Deklarata nga Alibeaj: 

Por Lirimi i Durim Keçit është edhe efekt i presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë dhe kontrollit politik nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues.

Që kur Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm pa vetting dhe në kundërshtim me kushtetutën:

·        Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë I lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku I drogës.

·        Orest Sota u lirua nga burgu,megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e  tyre.

·        Trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin.

·        Balilajve iu rikthye nga Gjykata leja për policinë private, që do të thotë një ushtri e armatosur me njerëz në mbrojtje të Kelment Balilit.

Bashkë me lirimin e kriminelit Durim Keçi, këto janë prova konkrete se Edi Rama e ka blerë pushtetin nëpërmjet krimit  dhe po e mban nëpërmjet kapjes së drejtësisë.

Ne kemi detyrën historike të mos lejojmë diktaturën e krimit! Prandaj ftojmë çdo shqiptar të bashkohet me opozitën në 27 Janar në sheshin e protestës për t’I thënë Edi Ramës se ne jemi njerëz të lirë dhe nuk e pranojme zgjedhën e krimit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here