Deputeti Noka: Vetëm në 24 ditë 11 shpërthime me eksploziv ndaj jetës dhe ndaj pronës..

0
841

 

Deputeti demokrat Flamur Noka përmes një komenti në rrjetet sociale ka reaguar për gjendjen e rendit dhe sigurisë në vend. Noka shkruan se  kanë ndodhur  11 goditje ndaj jetës dhe ndaj pronës me eksploziv vetëm këtë muaj”.

Referuar kështu rasteve të fundit në vetëm pak kohë, ku vetëm sot kishte dy raste me shpërthim eksploziv,  deputeti i PD-së shprehet se nuk ka më asnjë arsye që duhet të presin shqiptarët nga kjo qeveri, thjesht të kërkojnë sa më parë largimin e saj.

Reagimi i Flamur Nokës

” 11 goditje ndaj jetes dhe ndaj prones me eksploziv vetem kete muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh ne vend, veper e bandave dhe grupeve kriminale qe ndihen te fuqishme e te paprekshme per shkak te lidhjeve me qeverine.

Nje panik i vazhdueshëm qe ka demtuar rende sigurine e njerezve , te biznesit dhe qe mban larg investitorët e huaj. .. 11 shperthime tritoli ne me pak se 4 jave, jane treguesi i qarte se krimi bashkeqeveris me Edi Ramen dhe sundon kudo ne vend. Kjo qeveri po tregon se nuk eshte zgjidhja per rendin e sigurine .Ajo eshte kthyer ne vete problemin ..Cdo gje tjeter eshte estrade e propagande bajate, si ato me konkurs e veting per policine. Shqiptaret skane cfare presin me, duhet ta gjejnë vete zgjidhjen. Rend e siguri ka vetëm me largimin e Edi Rames”, shkruan deputeti i PD-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here