Malltezi: Rama taksë të re shqiptarëve, që të paguajnë për impiantët e plehrave

0
720

Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi në një konferencë për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Financave, Arben Ahmetaj si personat që janë duke vendosur taksa për shqiptarët që të përfitojnë për vete.

Sipas Malltezit, ‘qeveria vendos taksën e plehrave si ndihmë për inceneratorët e Ramës dhe Ahmetajt’.

Sipas tij, ‘vendimi është marrë nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore më 23 Nëntor 2017, i kryesuar nga Arben Ahmetaj. Skema financohet me taksën që detyron OSHEE-në të blejë energjinë e prodhuar nga inceneratorët’.

Deklarata e plotë e Jamarbër Malltezit:

Më 23 Nëntor 2017 Edi Rama u ka vendosur shqiptarëve një taksë të re, të padëgjuar kurrë më pare, taksën e plehrave, taksë e cila do të hyjë në xhepat e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt nëpërmjet vënies në punë të fabrikave të djegies së plehrave në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

“Taksa” nuk është një term i shpikur nga Partia Demokratike për të akuzuar qeverinë, por është shkruar e zeza mbi të bardhë në dokumentin e miratuar më 23 Nëntor nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore, me Kryetar njërin nga pronarët e vërtetë të 3 inceneratorëve, Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.

Ja të nderuar shqiptarë vendimi Nr. 77, datë 23 Nëntor 2017 i Komisionit të Ndihmës Shtetërore, ku thuhet qartë se bizneset që do të gjenerojnë energji nga plehrat do të marrin ndihmë shtetërore për të paktën 15 vjet.

Pra, nuk ndihmohet prodhimi i energjisë së pastër, energjisë diellore apo të erës, por ndihmohet nga shteti energjia e prodhuar nga fabrikat e plehrave të Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës.

Ja, edhe pika 10 ku thuhet se “Skema financohet nga një “taksë”, e ashtuquajtura detyrim i shërbimit publik (ndaj Operatorit të Shpërndarjes), të cilit i është ngarkuar detyrimi për blerjen e energjisë nga prodhuesit e energjise prej pjesës së biodegradueshme të mbetjeve të ngurta dhe më pas për ta ofruar dhe shitur në treg”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here