Mbyllet konkursi për “Drejtues i Parë”, Ja pesë fituesit e gradës që pritet të zëvendësojne Çakon…

0
641

Është mbyllur testi me shkrim dhe ai me gojë për gradën “Drejtues i parë” në Akademinë e Policisë, me skualifikimin e vetëm një prej garuesve.

Mësohet nga testi me gojë është skualifikuar Ilirjan Balla ndërsa gradën Drejtues i Parë e kanë marrë Ardi Veliu, Artan Shkëmbi, Bledar Çeliku Kastriot Skënderaj dhe Gentjan Shehaj.

Pesë vende të lira pune në Policinë e Shtetit korrespondojnë me këtë gradë, ndër to edhe posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i mbetur bosh pas largimit të Haki Çakos.

Kanë qenë 28 kandidatë nga 33 që janë paraqitur për testin dhe vetëm 6 prej tyre kanë kaluar testin me shkrim, Ilirian Balla është skualifikuar në testin me gojë.

Pritet që një prej pesë emrave të propozohet nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj te kryeministri Edi Rama për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here