Ministri Gjiknuri: Aeroporti i Vlorës më i madh se i Rinasit, ja sa do kushtojë

0
1279

 

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, në një konferencë për shtyp dha detaje të reja në lidhje me aeroportin e Vlorës.

Gjiknuri theksoi se për ky aeroport ka tërhequr vëmendjen e tre kompanive turke prestigjoze, të cilat punojnë edhe për aerprotin e kryeyqytetit turk, Stambollit.

“Ka oferta 100 milionë euroshe për ndërtimin e këtij aeroporti, që s’do të investohet asnjë qindarkë nga shteti, por do të jetë  plotësisht privat. Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe më i madh se aeroporti i Rinasit,” tha Gjiknuri në konferencën për shtyp.

“Po merret në shqyrtim dhe studimi për aeroportin e Sarandës, i cili së bashku me aeroportin e Vlorës do të jetë një investim i madh për zonën e Jugut”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here