Zbulohet dokumenti i vlerësimit të figurave nga Komisioni i vitit 1995, çfarë thuhet për Kozma Janon

0
730

Kozma Jano, një nga kandidatët e përzgjedhur me short për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit me pseudonimin “telefoni”. Dokumenti është publikuar një ditë më parë nga Partia Demokratike, dhe është një proces verbal i mbajtur më 19 prill të vitit 1996.

Bëhet fjalë për një komision të drejtuar nga Hasri Mezimi, i ngritur për vlerësimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e majit 1996. Në procesverbal, renditen emrat e kandidatëve që rezultonte në shkelje të ligjit, dhe nuk plotësojnë kriteret. Mes tyre përmendet edhe emri i Kozma Janos.

“Kozma Llaqi Jano në regjistron model 2 të DPB Durrës me nr. 4806 është informator me pseudonimin “Telefoni”, 1977-1979, i tërhequr nga S Alikaj (Neni 2/ç)”, thuhet në dokument.
kozmai
Ky komision i ngritur në vitin 1995 ka qenë i pari i këtij lloji që ka bërë kontrollin e figurave që donin të hynin në politikë, por që mund të kishin të kaluar në Sigurimin e Shtetit apo në poste të larta të PPSH deri në 31 mars 1992. Nga ky komision u kontrolluar dhe verifikuan rreth 300 persona dhe për 35 prej tyre u vërtetua që kishin qenë pjesë apo bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here