Sot seanca parlamentare, ja çfarë pritet të ndodhë…

0
701

Ditën e sotme në orën 10.00 pritet të mbahet seanca e radhës, e dyta e këtij viti në parlament.

Dhjetë janë pikaty që janë parashikuar në rendin e ditës për tu diskutuar.

Ndër to është betimi i deputetëve të rinj, pas heqjes së mandatit për Gledion Rehovicës dhe Aqif Rakipit.

Po ashtu, pritet të ketë edhe debate lidhur me miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit si dhe miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Rendi i ditës vijon si mëposhtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.1.2018

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend

3. Betimi i deputetëve të rinj

Raporti i Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin

4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar

 

5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 57/2014 “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar”

6. Projektligj “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së grantit, ndërmjet KM të RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si administrator i fondeve Grant, të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit Perëndimor, për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr. 63/2015” (pdf)

7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit

8. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për Këshillin e Lartë të Prokurorisë’

9. Për votim (të mbartura):

– Projektvendim “Për emërimin, e zotit Idlir GJATA, si anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare” (pdf) (Rregullore, neni 111, votim me shumicë të thjeshtë)

– Projektvendim “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Autoritetit të Konkurencës”

SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 2

– Projektvendim “Për propozimin Kuvendit të RSH të kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik”

– Projektvendim “Për një shtesë në vendimin nr. 90/2017 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, të ndryshuar

Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës Koha e diskutimeve deri në 60 minuta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here