Eshte kthyer ne nje kantier punimesh por dita e diele kalon ne heshtje, nuk punohet ! Rruga “Pjeter Spani” ne lagjen “Skenderbeg” te qytetit te Shkodres, nder me te vjetrat ne kete qytet, po behet rikonstruksion pas me shume se 40 vitesh ! Per kete Bashkia Shkoder ka caktuar nje fond prej rreth 7 milione leke !
Por me gjendjen ku eshte prej punimeve ne proçes, mjafton edhe pak reshje shiu qe banoret e saj te izolohen ! E theksojme kete per te treguar se sa e rendesishme eshte qe ketu te punohej edhe diten e diele, me qellim qe te shfrytëzohen per pune keto dite per te përfunduar sa me pare.
Jane dite ne mes te dimrit, qe u ngjajne atyre te prenveres. Perfundimi sa me shpejt i këtij projekti do te ishte me interese si per firmen ndërtuese, ashtu dhe per qindra qytetare te kësaj lagjeje e vete bashkine. Por duke se Bashkia nuk e ka shqetësim shkurtimin e afateve qe kane te bejne me projektet e infrastrukturese qe jane drejteperdrejte ne sherbim te komunitetit.
Te mos e shfrytëzosh motin e mire ne mes te dimrit per projekte te kësaj natyre, eshte e pajustifikueshme, kur mund te rikthehen reshjet dhe jo vetem qe bllokojne punimet, por edhe veshtiresojne lëvizjen e qytetareve ne kushte te tilla ! E njëjta situate si ne lagjen “Skenderbeg” eshte edhe ne rrugen “Sami Repishti” te lagjes “Ahmet Haxhia”. Punimet kane nisur qe ne dhjetor kundrejt nje fondi prej mbi 8 milione leke por edhe ketu diten e diele nuk punohet, ndonëse te dy keto segmente rruge jane mjaft te nevojshme per qytetaret qe te perfundojne nje ore e me pare.