Bletaria, kushti për të përfituar financime nga shteti

0
767

Në takimin e parë të posaçëm sektorial për këtë vit, me në fokus mbështetjen e fermerëve për të qenë përfitues të skemave bujqësore, diskutimi u zhvendos edhe te sektori i bletarisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi tha se si skema kombëtare e financimit ashtu edhe programi IPARD, parashikojnë financime për mbështetjen e këtij nënsektori.

“Sa i përket bletarisë, bletaria ka në këtë skemë mbështetje. Duhet të ketë 100 deri në 150 koshere që të mbështeten, ky është kushti, sepse s’mund ta thërrmojmë skemën shumë, ndaj kemi vendosur një dysheme dhe natyrisht, një tavan”, tha Peleshi.

Ndërkohë, ai shtoi më tej se masa e parashikuar në skemën kombëtare të financimit është 10 mijë lekë të vjetra për koshere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here