Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi doli sot në një konferencë për mediat dy ditë pas protestës së opozitës, e mbajtur më 27 janar.
Kryemadhi shprehu mirënjohjen për ata që e mbështetën, por edhe për policinë që sipas saj nuk ranë pre e provokimeve nga qeveria.
Ndërkohë, sipas kryetares së LSI, kishte edhe raste kur nga policia pati intimidime të protestuesëve.
“Falenderoj të gjithë ata ata që iu bashkuan iniciativës sonë për të larguar narkoqeverinë, pasi nesër do jemi më shumë, protesta jonë sapo ka nisur, deri në rrëzimin e klikës arroganmte të Ramës.
Falenderoj ata punonjës së policisë që qëndruan dhe bënë detyrën e dhe nuk u bënë pre e provokimeve të qeverisë që herë pas here provokonin turmën, ashtu si dënoj ata policë ata që tentuan të intimidonin protesuesit duke u mbajtur me orë të tëra në rrugët e Tiranë ose qytetet e tjera.
Kjo ishte protesta më madhështore që është parë në 27 vite. Protesta nuk është thjeshtë një parakalim para godinës ku gatuhet krimi, por për t’i treguar Ramës dhe atyre që rrethojnë se sa ka nisur beteja për ta rrëzuar atë. Është betejë që bën gjithë populli shqiptar kundër varfërisë, mungesës së vendeve të punë.
Është fillimi se axhendën e opozitës e bëjnë shqiptarët. Sot shqiptarët kanë vrarë frikën që Rama instaloi në mendjet e tyre duke blerë votën ashtu sikurse shqiptarët e kuptojnë që e keqja më e madhe është Rama e krimi i organizuar”, u shpreh Kryemadhi.