Edhe 1 cigare në ditë e rrezikshme, ja çfarë rrezikoni

0
1213

Duhanpirësit duhet të heqin dorë nga konsumi i cigares në vend që të ulin numrin e cigareve të konsumuara në ditë për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes nga infraketet, është përfundimi i  një studimi të realizuar nga BMJ në Britaninë e Madhe.

Sipas të njëjtit studim, personat që konsumojnë një cigare në ditë kanë 50% më shumë mundësi  të preken nga sëmuindjet e zemrës dhe 30% më shumë të goditen nga një infrakt se personat që nuk konsumojnë cigare.

Studiuesit u shprehën se duhanpirësit të cilët ulnin konsumin e cigareve kishin më shumë shanse për ta lënë duhanin, ndërkohë që kanë shtuar se semundjet kardiovaskulare dhe jo kanceri është rreziku më i madh për jetën e duhanpirësve, duke shkaktuar rreth 48% të vdekjeve të parakohshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here