Greqi, drogë mes thasëve me oriz, në pranga shqiptari e greku

0
785

Një operacion antidrogë nga SDOE, Drejtoria kundër Narkotikëve në Greqi, ka çuar sekuestrimin e një sasie prej rreth 408 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe arrestimin e 2 personave, një shtetas shqiptar i moshës 38-vjeç dhe një grek 30-vjeç.

Droga është gjetur në një magazinë në periferi të Athinës, më konkretisht në lagjen “Nea Perama”, ku depozitoheshin thasë me oriz me destinacion Holandën. Trafikantët fusnin drogën mes thasëve dhe e dërgonin më pas në vendet e Europës Veriore, ku lënda narkotike ka një çmim shumë të lartë. Tregu i madh i drogës ishin Britania e Madhe, Gjermania dhe Holanda.

Nëse do të shpërndahej në treg, vlera e drogës do arrinte deri në 4 milionë euro. Dyshohet se trafikantët kanë ushtruar këtë formë transportimi të drogës prej rreth një viti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here