Ndërron jetë papritur në kishë Lori, 14 vjeçarja sapo kishte mbaruar leximin për Atin (Dom Artur Jaku i tronditur jep lajmin)…

0
6112

 

Një vajzë nga Shkodra, vetëm 13 vjeçe e quajtur Loredana, ka ndërruar jetë.

Lajmin e jep Dom Artur Jaku i cili përmes një video mesazhi zbulon se vajza e cila ndiqte klasën e 9-të sapo kishte mbaruar leximin por papritur nuk është ndjerë mirë. Menjëherë e kanë transportuar për në spital por aty ka ndërruar jetë.

Vogëlushja shkodrane e cila shërbente në kishë, dyshohet se ka pësuar infarkt në zemër.

“Pushofsh në paqe e ëmbla Lori”, shkruan Dom Artur Jaku ndërsa shton: “Çfarë mund të shkruaj për ty? Për engjëjt flitet pak, të pushtojnë thellësisht zemrën dhe si rreze dielli të mahnisin çfarë bukurie ka thur Ati. Jepna forcën e shkëlqimit të syve të tU që të të mbajmë gjithmonë në kujtesë si prani qiellore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here