Friday, May 17, 2024
Home Uncategorized Raporti: Gati hapja e negociatave për Shqipërinë, kusht reformat

Raporti: Gati hapja e negociatave për Shqipërinë, kusht reformat

0
726

BE është gati të hapë negociatat me Shqipërinë, por kjo gjë do të varet nga zbatimi i kritereve të paracaktuara. Kjo është bërë e qartë edhe në raportin e fundit ku u shpalos Strategjia e Bashkimit Europian për Ballkanin, ku ndër të tjera theksohet se avancimi në procesin integrues zhvillohet mbi bazë merite. Ndërkaq, materiali ka nota optimiste mbi antarësimin e mundshëm të Serbisë dhe Malit të Zi brenda 2025, por shprehen se ky afat nuk është detyrues. BE ka edhe katër kritere kryesore për Ballkanin, ku përfshihen sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit, forcimi i ekonomisë si dhe i institucioneve demokratike.

Në Strategjinë e BE-së për Ballkanin, theksohet se është gati hapja e negocitave për Shqipërinë, por vendimi përfundimtar do të merret mbi bazën e plotësismit të kritereve. Raporti vlerëson se flitet për një garë të ndershme antarësimi, ku avancimi në këtë proces varet nga puna e gjithësecilit nga shtetet. Edhe pse Mali i Zi dhe Serbia duken disi më të avancuara duke qënë se kanë çelur bisedimet, Brukseli e bën të qartë se vendet mund të barazohen ose të parakalojnë fqinjët në rast se zbatojnë rekomandimet që vijnë nga unioni.

Ndërkaq edhe Maqedoninë është në pritje të një rekomandimi pozitive për hapjen e negociatave. Nga ana tjetër, Bosnja mund të listohet si vend kandidat nëse ka vazhdimësi reformash, ndërsa Kosova ka si kushte kryesore, negociatat me Serbinë si dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në tërësi, paporti i strategjisë së zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, mund të quhet pa dyshim një shans i artë për vendet ballkanike në rrugën e tyre të integrimit, ndërsa dokumenti i prezantuar së fundmi, ndonëse jep edhe afate konkrete, e bën të qartë se drejt Brukselit mund të shkohet vetëm nëpërmjet meritës dhe vazhdimësisë së reformave. Materiali i publikuar duket se vendos njw swrw kushtesh të përgjithshme për vendet rajonale, të cilat janë:

– Sundimi i Ligjit (Reformat në gjyqsor, luftë krimit të organizuar dhe shkëputja e lidhjeve të organizatave kriminale me qeverinë dhe administratën)
– Forcimi i ekonomisë në aspektin konkurues dhe përshtatja me BE-në.
– Forcimi i institucioneve demokratike. Liria e medias.
– Fqinjësia e mirë. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dy-palëshe. Vizion nga liderët.

Sa i përket sundimit të Ligjit, BE thekson vazhdimësinë e reformave në gjyqsor dhe rezultatet e prekshme në këtë aspekt. Në raport pranohet se krimi në vendet ballkanike ka lidhje me të gjitha nivelet e administratës dhe të qeverisë dhe se ky fenomen duhet luftuar. Gjithashtu, beteja pa kompromis kundër grupimeve kriminale mbetet një pike thelbësore.

Në aspektin ekonomik, Brukseli është shprehur qartë se asnjë nga gjashtë vendet e Ballkanit nuk ‘kualifikohet’ për të qënë konkurues me ekonomitë e tjera të unionit. Si rrjedhojë, kërkohet angazhim në këtë sektor, ndërsa premtohet edhe mbështetje përmes projekteve të ndryshme.

Forcimi i institucioneve demokratike por dhe liria e medias konsiderohen si dy mekanizma mjaft të rëndësishëm për një shtet që ka në themelet e tij sundimin e ligjit. Raporti nënvizon se politika vijon të ketë ndikim mbi lirinë mediatike.

BE e bën të qartë se nuk pranon në gjirin e saj vende që kanë probleme fqinjësore, duke kërkuar përmirësim të situatës. Vendet që do të favorizohen në këtë proces janë ato që zgjidhin mosmarrëveshjen bilaterale. Theksi vendoset më shumë tek Kosova dhe Serbi, për të cilat një marrëveshje përfunditmare për normalizimin e marëdhënieve, është kusht i panegociueshëm drejt integrimit të mëtejshëm.

Në shpalosjen e raportit, Bashkimi Europian kërkon në rradhë të parë angazhimin e vetë vendeve antare për të treguar vullnet pozitiv në pranimin e shteteve të reja. Kjo do të realizohet edhe përmes angazhimit të ekspertëve që do të shërbejnë si asistentë në proceset reformatore që po ndërmerr Ballkani.

Ndërkaq, është theksuar nevoja e rritjes së prezencës së BE-së në rajon dhe anasjelltas. Kjo nënkupton pjesëmarrjen e liderëve rajonalë në tryezat zyrtare të nivelit të lartë, në takime ku flitet për cështje me interes të përbashkët si dhe në takime pune që kanë në fokus programe zhvillimore të sektorëve të ndryshëm.

Nga ana tjetër, pritet që edhe angazhimi i BE-së në Ballkan të jetë më i lartë. Kjo nismë ka për qëllim vazhdimin e mëtejshëm të procesit të përafrimit të legjislacioneve, trajnimin e administratës me praktikën që ndjekin vendet europiane, trajnimet në nivel ekspertësh si dhe veprimtari të tjera që sjellin më pranë Bashimin Europian dhe Ballkanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here