Nis përgatitja e një strategjie të re punësimi në vend

0
642

Ka nisur angazhimi i disa grupeve pune për përgatitjen e një srtategjie të re punësimi në vend.

Njëri prej tyre, që drejtohet nga deputeti Anastas Angjeli, u mblodh dje në Universitetin Mesdhetar për të prezantuar draftin e parë të struktures se kësaj strategjie.

Ky grup në përbërje të të cilit janë dhe deputetët, Evis Kushi, Milva Ikonomi, ka grumbulluar rreth vetes mendimin e eskpertizës në këtë fushë, të profesaratit të disa universiteteve për të sjellë arritjet dhe problematikat e deritanishme.

Synimi është hartimi i një dokumenti  i cili do t’i shërbejë rritjes së punësimit në Shqipëri, si një sfidë jo vetëm e qeverisë, por e gjithë shoqërisë shqiptare.

Në dokumentin e ri që pritet të hartohet synohet nje vision i ri,që konsideron me mire kushtet aktuale të  zhvillimit ekonomik në vend, bazuar në një analizë të tregut të punës dhe llojit të papunësisë aktuale,mundësinë e një lidhjeje më të mirë direkte midis rritjes ekonomike dhe të investimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here